Messi fiton çmimin e lojtarit të vitit nga ESPN

09 Shtator 2019

Lionel Messi është shpallur lojtari i vitit 2019 nga ‘ESPN Sports Center’.

Ylli argjentinas kishte paraqitje fantastike në sezonin e kaluar, ndërsa tani e ka shtuar edhe një trofe në kabinetin e tij.

Lojtari 32-vjeçar ka fituar sot (9 shtator) çmimin e lojtarit të vitit 2019 nga gjiganti mediatik ‘ESPN’.

Pas këtij çmimi, argjentinasi përmes rrjetit social Instagram ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për të.

“Faleminderit shumë për të gjithë ata që votuan për mua, që të shpallem Lojtari i vitit ESPY 2019. Ju përqafoj” ka shkruar Messi në llogarinë e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ende nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje në këtë sezon, derisa Barcelona po kalon nëpër një formë të dobët, pasi nga tri ndeshja të zhvilluar ka arkëtuar vetëm katër pikë.

Blaugranasit më 14 shtator do të përballen me Valencian nga ora 21:00 në Camp Nou, derisa Messi pritet të rikthehet nga lëndimi i pësuar në stërvitje javë më parë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Muchas gracias a todos los que me votaron como Mejor Futbolista Internacional Masculino en los Premios ESPY 2019. Les mando un abrazo👌🏻😉🏆

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on Sep 9, 2019 at 11:40am PDT

www.telegrafi.com