Messi fundjavë të qetë me bashkëshorten shtatzënë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Janar 2018 11:59
Antonella tregon barkun e fryrë

Lionel Messi e ka kaluar fundjavën nën shoqërinë e bashkëshortes së tij shtatzënë, Antonella Raccuzzo.

Çifti ka preferuar që kohën e lirë ta kalojnë së bashku në shtëpinë e tyre teksa konsumonin një lloj çaji që quhet “Mate”, i cili është shumë i famshëm në Amerikën Latine.
29-vjeçarja pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Leo dhe Antonella janë prindër të dy djemve, Thiago dhe Mateo, dy dhe pesë vjeç.

Sulmuesi argjentinas e kurorëzoi dashurinë me partneren e tij në verën e 2017-ës, dhe pse kishin prej vitesh të lidhur së bashku.  

Ylli i Barcelonës është një nga lojtarët që pasqyron një mesazh pozitiv si familjar, kjo edhe për faktin se ai që në fëmijëri e deri më sot ka pasur vetëm një person zemre, dhe ajo është pikërsiht gruaja e tij argjentinase, Antonella. /EDS/

FOTO/ Pas zhgënjimit në Botëror, Firmino ndryshon 'look'

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 16:27

Roberto Firmino pas aventurës në Botërorin “Rusi 2018”, me Brazilin vendosi që të ndryshojë pamjen e tij. Sulmuesi, sikurse shumë lojtarë të tjerë, përfshirë edhe shokun e tij të skuadrës, Neymar, vendosi që të lyejë flokët. Por, ndryshe nga ylli i PSG-së, 26-vjeçari i ka lyer ngjyrë gri. Në rrjetet sociale fotot e lojtarit janë komentuar shumë. Në fakt futbollisti i Liverpool duket shumë më mirë me ngjyrën e tij se sa me modelin e ri, por nëse i pëlqejnë atij, atëherë jemi edhe ne dakord.

Firmino u aktivizua në të katra ndeshjet e Brazilit në këtë Botëror, ku shënoi edhe në fitoren 2-0 ndaj Meksikës. Në raundin çerekfinal Brazili u mposht nga Belgjika e Hazard dhe Lukakut. Pas aventurës paksa zhgënjyese në këtë turne, ai ka zgjedhur që të bëjë disa pushime me familjen dhe pastaj t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp për fazën përgatitore, në kuadër të sezonit të ri. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Djellza, partnerja simpatike e Donjet Shkodrës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 15:12

Donjet Shkodra u zyrtarizua këtë verë te Kukësi. Mesfushori i avancuar fillimisht u bë pjesë e kampionatit shqiptar te ekipi i Flamurtarit, më pas kaloi një sezon te Skënderbeu dhe tani është në radhët e verilindorëve.

Para se t'i bashkohej ekipit në fazën përgatitore, 29-vjeçari ka kaluar disa pushime tepër relaksuese në Indonezi, Bali me partneren e tij, pas një sezoni të lodhshëm.

Mesfushori prishtinali duhet të ndihet me fat për të fejuarën e tij, e cila është tepër simpatike. Djellza Dervisholli dhe Donjeti janë vërtetë një çift i këndshëm, ku nuk hezitojnë që t'ja shprehin njëri-tjetrit dashurinë edhe në postimet që bëjnë në rrjetet sociale.

Shkodra jo pak herë i dedikon vargje dashurie partneres së tij përmes postimeve që hedh në profilin e tij në “Instagram”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Suarez me të dashur të re

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
15 Korrik 2018 13:25

Denis Suarez ka një të dashur të re. Emir i saj është Nadia Aviles dhe është një modele fantastike. Ata nuk e fshehin marrëdhënien e tyre. Bukuroshja ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa video ku shihet me të dashurin e saj ndërsa konsumojnë një darkë romantike.

👙🎈🎀

A post shared by N A D I A A V I L É S (@nadia.avilesg) on

Dy vite më parë kur u bë pjesë e blaugranëve, Denis u shoqërua nga e dashura e tij e parë, Sandra Montoto, me të cilin i dha fund lidhjes disa muaj më parë.

Endless summer🦐

A post shared by N A D I A A V I L É S (@nadia.avilesg) on

Ajo ka 48 mijë ndjekës në profilin e saj në "Instagram", ku poston foto dhe video të shumta. Denis duhet të ndihet i lumtur për partneren e re seksi që ka në krah. Pasi, ajo me të vërtetë është kaq mahnitëse!

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

One day you will be at the place you always wanted to be 🖤

A post shared by N A D I A A V I L É S (@nadia.avilesg) on

Kejvina shfaqet tejet seksi me të bardha

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
15 Korrik 2018 11:57
Velina seksi e ekranit shqiptar

Pak muaj më parë u përfol për një 'flirt' me portierin e Lazios dhe të Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha. Po flasim për velinën e emisionit "Xing me Ermalin", Kejvina Kthella. Modelja sqaroi për Xing.al se nuk kishte asgjë me gardianin kuqezi ndërsa duket që kështu ka qenë. Bukuroshja lezhjane është një nga vajzat më tërheqëse padyshim të ekranit shqiptar.

👀👀👀 Photoby~ @erjon_beshiri Mua~ @beautycenterlinda

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on

Ajo është e gjatë, ka një fizik tepër të formuar, seksi dhe një ëmbëlsi që i rrezaton edhe tek sytë ngjyrë bojë qielli. Natyrisht për këtë 145 mijë ndjekësit e saj në "Instagram", nuk ngurojnë që t'a komentojnë dhe pëlqejnë. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto tepër të bukura, të realizuara së fundmi, ku shfaqet me një badi dhe kapele të bardhë që ngjan tejet sensuale. Për më shumë shikoni fotot vetë. /EDS/

☀️☀️☀️ Photoby~ @erjon_beshiri Mua~ @beautycenterlinda

🦋

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on