Messi kishte shkëmbyer mesazhe me Guardiolan pas transferimit të Ibrahimovicit – i shqetësuar për pozitën e tij

08 Tetor 2019

Koha e Zlatan Ibrahimovicit te Barcelona nuk zgjati shumë dhe nuk shkoi aq mirë, por në fillim kur kishte arritur, Lionel Messi ishte i shqetësuar për pozitën e tij dhe kishte shkëmbyer mesazhe me Pep Guardiolan.

Pasi e fitoi tripletën në sezonin 2008/09, trajneri spanjoll e transferoi sulmuesin suedez nga Interi, derisa Samuel Eto’o kishte shkuar në anën tjetër, por Ibra qëndroi vetëm një sezon për të kaluar më pas te Milani.

Me transferimin e Ibrahimovicit në Camp Nou, Sebastian Fest dhe Alex Juillard kishin zbuluar për Goal.com se argjentinasi ishte i shqetësuar me arritjen e suedezit, madje kishte kontaktuar me Guardiolan.

“Unë mund të shoh se nuk jam më i rëndësishëm në skuadër, kështu që…”, ishte mesazhi që kishte pranuar Pep nga Messi.

Lexo po ashtu: Messit mund t’i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e kishte shkëlqimin që e ka tani, andaj edhe ishte i frikësuar se mund ta humbiste pozitën e tij te Ibra Kadabra, mirëpo fati i tij që ky i fundit nuk qëndroi për më shumë se një sezon.

Suedezi kishte përplasje të mëdha me Guardiolën dhe u detyrua të kalonte te Milani në mënyrë që ta shpëtonte karrierën e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com