Messi kryen testin për COVID-19 në shtëpi dhe do t’ia fillojë stërvitjet të hënën nëse rezultati është negativ

06 Shtator 2020

Lionel Messi ka bërë testet me metodën PCR në shtëpi dhe nëse rezultati është negativ, ai do të bashkohet me Ronald Koeman dhe pjesën tjetër të skuadrës për trajnimin para-sezonal të Barcelonës, një javë më vonë se pjesa tjetër e ekipit.

Barcelona dërgoi një ekip mjekësor në shtëpinë e 33-vjeçarit në Castelldefels dhe ata do të kenë rezultatet e tyre të hënën, të cilat do të përcaktojnë nëse ai mund të bashkohet me shokët e tij të skuadrës.

Messi njoftoi më 25 gusht se do të largohej nga Barcelona, por pas 11 ditësh edhe pse pohoi se ishte duke u larguar, ai filloi të pranonte vështirësinë e largimit të tij dhe zbuloi të premten se ai do të qëndronte për të paktën edhe një tjetër sezon.

Lexo po ashtu: Pasojat e qëndrimit të Messit te Barcelona

Klubi katalunas do të luajë miqësoren e tyre të parë para-sezonale kundër Nastic de Tarragona të shtunën e ardhshme, por nuk ka gjasa që Messi të marrë pjesë për shkak të mungesës së stërvitjeve.

Ai ka siguruar klubin dhe tifozët se pavarësisht dëshirës së tij fillestare për t’u larguar, ai do të mbetet po aq profesionist sa ka qenë gjithmonë.

Bashkimi i tij me skuadrën do të jetë interesant edhe për faktin se Messi do të takohet për herë të parë me trajnerin Koeman. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan