Messi mban në ankth Argjentinën, a do të tërhiqet apo jo?

Një lajm bombë vjen nga Argjentina: Leo Messi nuk kthehet më në kombëtare, të paktën për këtë vit. Por duket se vendimi për t’u tërhequr përfundimisht nga përfaqësuesja nuk do të vonojë. Sipas lajmeve që vijnë nga vendi amerikano-jugor, numri 10 po e mendon seriozisht të mos luajë më me skuadrën kombëtare.

E sigurt deri tani është që nuk do të grumbullohet për ndeshjet që Argjentina ka në plan të zhvillojë këtë vit, i zhgënjyer nga dështimi i radhës që Argjentina pati këtë verë në Kupën e Botës. Në fakt, sipas katalanases “Mundo Deportivo”, superylli i Barcelonës kishte vendosur që të shpallte përfundimisht tërheqjen nga skuadra kombëtare, por vetëm marrëdhënia që ka me presidentin e Federatës, Claudio Tapia, e ka bërë të ndryshojë mendje.

Por për të parë nëse Messi do të veshë më apo jo fanellën bardhekaltër në vitin 2019, duhet që Tapia të marrë vendimin përfundimtar për të zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës. Për momentin Lionel Scaloni është trajner i përkohëshëm dhe vetëm mbasi të ketë mësuar emrin e trajnerit të ri të përhershëm, Messi do të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij. E sigurt është që ai nuk do të jetë në skuadër për ndeshjet e radhës që Argjentina do të luajë më 7 shtator kundër Guatemalës në Los Angeles dhe katër ditë më pas kundër Kolumbisë në New York.

Por edhe nëse vendos të rikthehet, objektivi më i afërt që Messi mund të mendojë të arrijë është Kupa e Amerikës e cila luhet verën e ardhshme në Brazil, pasi Botërori i Katarit është shumë larg, të paktën për momentin. Argjentina nuk e fiton këtë trofe që prej vitit 1993 dhe kjo mund të jetë mundësia e fundit për “Pleshtin” që të thyejë këtë mallkim./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan