Messi më i mirë se CR7 këtë sezon? Do të ndryshoni mendje

Pavarësisht se është thënë se ky i sivjetshmi ka qenë sezoni më i keq i mundshëm i tij që kur u bë pjesë e Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë gola se sa Lionel Messi.

Ylli portugez ka rigjetur formën e tij më të mirë në javët e fundit, që kulmoi me dygolëshin kundër PSG-së në takimin e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampioneve në “Bernabeu”. Në këtë sezon, sulmuesi ka luajtur në 29 takime dhe ka shënuar 25 gola, me një mesatare 0.86 gola për sfidë.

Kjo ecuri është më e mirë se sa ajo e yllit të katalanasve, i cili është golashënuesi më i suksesshëm i La Liga-s, por që duhet thënë se ka luajtur 9 sfida më shumë se sa rivali i tij madrilen. Në 38 takime, argjentinasi e ka gjetur golin në 27 raste, me një mesatare 0.71 gola për sfidë.

Edhe Luis Suarez nuk është dukur shumë në këtë sezon, e megjithatë ai e ka gjetur rrugën e rrjetës në momentet më vendimtare. Uruguaiani ka realizuar 19 gola në 24 takime me një mesatare 0.55 gola për ndeshje, kurse Iago Aspas ka realizuar 16 gola në 25 takime (0.64 gola për ndeshje).

Kritikave në media se CR7 ka pësuar rënie të rendimentit, vetë portugezi i është përgjigjur me fakte: ai di se si të shënojë.

Por nëse analizojmë vetëm paraqitjet në kampionat, atëherë është Messi që dominon. Argjentinasi ka një mesatare 0.83 gola për ndeshje kurse portugezi 0.81 gola për ndeshje.

Në Ligën e Kampioneve, ikona e “Galaktikëve” ka qenë fenomenal, madje edhe më mirë se sa sulmuesi rekordmen i Tottenham-it, Harry Kane. Në 7 ndeshje në këtë sezon, ai ka realizuar 11 gola, me një mesatare prej 1.57 gola për ndeshje./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan