Messi: Mendova se Neymar do të nënshkruante për Real Madridin nëse ai nuk bashkohej me Barcelonën

09 Tetor 2019

Lionel Messi ka pranuar se ai mendoi se Neymar do të bashkohej me Real Madridim këtë verë nëse nuk nënshkruante me ish-klubin e tij, Barcelona.

Sulmuesi brazilian nuk e fshehu dëshirën e tij për të lënë Paris Saint-Germainin dhe të dy klubet e mëdha të Spanjës u lidhën me të.

Sipas Messit, qëndrimi i Neymarit te klubit francez ishte befasi, pasi mendonte se do të transferohej te Real Madridi.

Lexo po ashtu: Cardoner pranon që lojtarët e Barcelonës e shtynë bordin për të tentuar rikthimin e Neymarit

“Unë me të vërtetë mendoja se Neymar do të shkonte në Real Madrid nëse ai nuk do të vinte këtu”, ka thënë fillimisht Messi në një intervistë për RAC1.

“Ai me të vërtetë dëshironte të largohej nga Parisi dhe ai e tregoi atë”.

“Mendova se Florentino Perezi dhe Real Madrid do të bënin diçka për ta nënshkruar atë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

www.telegrafi.com