Messi merr një super dhuratë nga një artist paraguaian

Messi merr një super dhuratë nga një artist paraguaian

Lionel Messi ka marrë një dhuratë shumë të veçantë ditën e djeshme.

Një artist paraguaian i ka dhuruar një palë taka futbolli yllit të Barcelonës, në të cilat ka ilustruar momentet më të veçanta të jetës së tij.

Lili Cantero, është inspiruar nga jeta e Messi-t dhe trofetë që ai ka fituar, ku më pas i ka vizatuar në këpucët e lojtarit.

Artisti ka bërë në takat e futbollit të 29-vjeçarit, momentet më të bukura të tij, që nga fëmijëria në Argjentinë deri tek martesa me Antonella-n.