Messi përqafon djaloshin që bëri histori me Barçën ndaj Betisit, por për ta arritur këtë La Liga i kërkoi fillimisht leje nga prindërit

26 Gusht 2019

Barcelona ka pasur probleme me sulmuesit, pasi tre kryesorët Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele janë të lënduar.

Kësisoj në ndeshjen ndaj Betis, debutuan dy talente të rinj në La Liga me fanellën e katalunasve.

Carles Perez ishte titullar dhe shënoi gol në fitoren 5-2 ndaj Real Betis, ndërsa në 12 minutat e fundit të ndeshjes u inkuadrua në lojë 16 vjeçari Anssumane Fati.

Sulmuesi anësor nga Guinea – Bissau është futur në histori të Barcelonës, pasi debutimi i tij në La Liga erdhi me 16 vite, nëntë muaj e 25 ditë.

Por për të ardhur deri te debutimi me Barcelonën, Anssumane Fati u desh të kërkoj leje nga prindërit e tij për të luajtur.

16-vjeçarit iu nevojit leja nga prindërit për shkak të rregullave të La Ligas, që lojtarët e mitur nuk lejohet të luajnë në mbrëmje pa pëlqimin e një prindi.

Fati për rreth 15 minuta sa qëndroi në fushën e Camp Nou bëri paraqitje të mirë duke pasur disa depërtime mjaftë të mira.

Talenti nga Guinea-Bissau tani është lojtari i dytë më i ri në histori të Barcelonës që ka luajtur në La Liga.

I pari mbetet Vicente Martinez që kishte debutuar me fanellën e Barcelonës në vitin 1941 me 16 vite, nëntë muaj e shtatë ditë.

Martinez në atë kohë kishte debutuar në ‘El Clasico’ në humbjen e Barcelonës 4-3 nga Real Madridi.

10 futbollistët më të ri në moshë që kanë luajtur për Barcelonën

E për debutimin e tij dhe të Carles Perez ka shkruar edhe Lionel Messi duke i përgëzuar dy talentet e La Massias.

“Paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë. Tri pikët e para në La Liga dhe me të vërtetë i lumtur për të parë lojtarët e akademisë, duke bërë realitet ëndrrën e tyre. Ata luajtën lojën e parë zyrtare në Camp Nou dhe shënoi”, shkroi Messi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan