Messi, Pjanic apo Neymar? Këta janë top 10 lojtarët që i gjuajnë më së miri goditjet e dënimit në pesë vitet e fundit, aty edhe Enis Bardhi

14 Dhjetor 2018

Tashmë Lionel Messi dihet që është një nga goditësit më të mirë të gjuajtjeve të lira.

Ai me Barcelonën ka arritur që të shënojë shumë shpesh nga gjuajtjet e lira.

Argjentinasi është një nga lojtarët kryesorë në botë, që krijon art në futboll dhe vazhdon të përmirësohet në secilin drejtim.

Ai shënoi dy herë ndaj Espanyolit në derbi fundjavën e kaluar.

Ishte hera e parë që kapiteni i Blaugranave shënoi dy herë brenda një ndeshje duke e dërguar në 19 numrin e golave që nga sezoni 2013-14.

Thuhet se ka qenë legjenda Diego Maradona , që e ka mësuar Messin.

Edhe te Juventusi ka disa lojtarë tani që gjuajnë mirë nga goditjet e dënimit, ku në mesin e tyre është  edhe Cristiano Ronaldo.

Portugalisht tani ballafaqohen me Miralem Pjanicin dhe Paulo Dybalan sa herë që bardhezinjtë fitojnë goditje dënimi në pozita të rrezikshme.

Në fakt, Serie A nuk ka mungesë të talenteve nga këto situata. Hakan Calhanoglu i Milanit po ashtu është i jashtëzakonshëm.

Në top 10 është edhe shqiptari Enis Bardhi që ka shënuar hiq më pak se gjashtë gola.

Goal.com ka renditur dhjetë më të mirët që vijnë nga pesë Ligat e mëdha të Evropës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan