Messi poston foto me djalin e sapolindur

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Mars 2018 12:38
Argjentinasi ndihet i lumtur

Lionel Messi është bërë baba për të tretën herë. Ylli 31-vjeçar nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren që Barcelona mori ndaj Malaga-s. Sulmuesi ishte i pranishëm në lindjen e bashkëshortes së tij, Antonella Roçuzzo, e cila solli në jetë djalin e tyre të tretë. Klubi katalanas dhe vetë lojtari përmes postimit në rrjetet sociale konfirmuan arsyen e mungesës në ndehshjen e djeshme. Në vend të argjentinasit, trajneri Ernesto Valverde aktivizoi kolumbianin Yerry mina.

"Mirë së erdhe Ciro. Faleminderit Zotit gjithçka shkoi mirë. Mamaja dhe ai janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur"- ka shkruar Messi karshi fotos së postuar në profilin e tij në "Instagram", teksa mban dorën e vogëlushit të sapolindur. Çifti kanë tre fëmijë, Thiago, Mateo dhe i vogli, Ciro. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike