Messi: Skuadrat gjysmëfinaliste e merituan të gjitha kualifikimin

18 Prill 2019

Lionel Messi ka folur pas mësimit të katër skuadrave gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka arritur të kalojë tutje pasi ka eliminuar Manchester Unitedit, ndërsa një vend në gjysmëfinale e kanë siguruar edhe Liverpooli, Tottenhami dhe Ajaxi.

Befasia më e madhe ishte eliminimi i Juventusit nga Ajaxi, por edhe ai i Manchester Cityt nga Spurs.

Lexo po ashtu: Messi vs Pele: tri gola drejt shifrës 600 dhe shumë afër rekordit të brazilianit që e mban me Santosin

Rreth kësaj ka folur ylli argjentinas i Barcelonës, Messi, i cili ka thënë se të gjitha skuadrat e kualifikuara tutje e meritojnë gjysmëfinalen, ndërsa secila nga do është skuadër e komplikuar.

“Kjo tregon gjithçka që të duhet ta dish për këtë garë”.

Lexo po ashtu: Ëndrra, idhulli dhe shumëçka: Zbulohet intervista e Messit kur ishte 13-vjeçar

“Çdo skuadër është e vështirë dhe e komplikuar, me cilëndo që përballesh”.

“Ekipet që kanë arritur deri këtu janë ato më të mirat dhe ato që e meritojnë. Gjithçka do të jetë e komplikuar”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com