Messi: Unë preferoj të tjerët të flasin për mua, Interi më ka lënë përshtypje të madhe

17 Tetor 2019

Lionel Messi thotë se preferon që të tjerët të flasin për të në krahasim me Cristiano Ronaldon, ndërsa Interi i ka bërë përshtypje në Ligën e Kampionëve.

Messi e ka kaluar tërë karrierën e tij në Barcelonë, ​​ndërsa Ronaldo ka fituar tituj të La Ligës, Ligës Premier dhe Serie A, ndërsa karrierën e ka nisur në Sporting CP.

“Secili prej nesh kërkon përvoja që ne i konsiderojmë më të mirat për veten tonë”.

Lionel Messi . (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Asnjëherë nuk kam ndjerë nevojën për ta lënë klubin më të mirë në botë, që është Barcelona. Këtu më pëlqen çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje dhe qyteti. Në përgjithësi, kjo përvojë është jashtëzakonisht e plotë dhe gjithmonë e kam pasur në mendje se cili është objektivi im këtu, pa pasur nevojë të kërkoj diku tjetër”.

Argjentinasi gëzon të njëjtin nivel famë si CR7 dhe Zlatan Ibrahimovic, por shpjegoi se çfarë i veçon ata.

“Unë preferoj t’i lejoj të tjerët të flasin për mua. Unë e di se çfarë jam, çfarë bëra dhe çfarë ende mund të jap, por ia mbaj për vete”.

Lionel Messi . (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Unë i lë të tjerët të komentojnë, nuk më pëlqen të flas për veten time, gjithmonë preferoj të mendoj për kolektivin”, ka thënë Nr 10 për Gazzetta dello Sport.

Barça së fundmi u ndesh me Interit, ku Messi mbeti i befasuar nga loja e Nerazzurrëve.

“Interi? I shikoj edhe në kampionat, ku ata e kanë filluar shumë mirë dhe po luftojnë në kushte të barabarta me Juventusin, që nuk është aq lehtë”.

Antonio Conte (Foto: Inter/Twitter)

“Ne e dinim se ekipi i Contes do të ishte i organizuar dhe do të luante me zemër, duke krijuar vështirësi për ne. Dhe kështu, ata bënë ”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan