Messit mund t’i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe

08 Tetor 2019

Lionel Messi mund të mos ketë shansin më që të luajë në Angli në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkaku i akuzave për evazion fiskal.

Ylli argjentinas ishte shpallur fajtor nga gjykata spanjolle për evasion fiskal me 12 muaj burgim, të cilat do të paguhen në të holla.

Por, sipas asaj që raporton Daily Mail, që citon The Athletic, avokati i emigracionit, Andrew Osbourne, ka paralajmëruar se futbollistët mund të përballen me probleme në udhëtime nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian. Njëri ndër lojtarët që mund të ketë probleme është edhe 32-vjeçari.

Lionel Messi (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Është një pikë specifike për ndeshjen evropiane. Nëse je qytetar i BE-së dhe ke kryer një krim, ti mund të udhëtosh në Britani të Madhe, për aq kohë sa nuk vlerësohet se je rrezik për të tjerët”, ka thënë Osbourne për The Athletic.

“Nëse nuk je qytetar i Bashkimit Evropian dhe je i dënuar për ndonjë krim – edhe nëse është me burgim të suspenduar – juve mund të ju ndalohet ardhja në Britani të Madhe”.

Time waits for no man.

Unless that man is Leo #Messi. pic.twitter.com/1aCrl4aimD

— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 7, 2019

“Ka një numër të futbollistëve shumë të famshëm që janë dënuar për evazion fiskal. Deri më tani, ata s’kanë pasur probleme sepse kanë pasur pasaportë të BE-së. Por, pas Brexit-it (daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian), ata mund të mos kenë mundësi të hynë në vend”.

📽 — Messi's goal against Sevilla from the stands. Genius.pic.twitter.com/VflCBmV8p2

— Barca Universal (@BarcaUniversal) October 6, 2019

“Kushdo që ka ndonjë dënim me burg të çfarëdo lloji, pika fillestare është se nuk do të lejohet të hyjë në vend. Kjo mund të shkaktojë probleme për skuadrat e Ligës së Kampionëve. Klubet duhet të ndërmarrin diçka”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu: Rikthimi i Messit me një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë

Barcelona nuk është në grup me asnjë skuadër angleze, por në rast se në fazën e eliminimit direkt takohet me një nga Britania e Madhe, atëherë Messi nuk do të ketë të drejtën të futet në Mbretërinë e Bashkuar.

Hera e fundit kur argjentinasi ishte futur në Angli, ishte humbja 4-0 ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, njëherësh që iu kushtojë me eliminim nga gara. /Telegrafi/

These 3 magical moments alone are better than everything Ronaldo has done this season…and Messi has only started played 2 full games… it's gonna be a long season 🍿🍿 pic.twitter.com/Ujj3CZ8RvK

— Ⓜ️σnσlíth° (@TheMonolith10) October 6, 2019

www.telegrafi.com