Mesut Ozil i premton besnikëri të përjetshme Arsenalit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
8 Nëntor 2018 17:48
Mesfushori s'e mendon tërheqjen

Mesut Ozil i premton besnikëri të përjetshme Arsenalit. Mesfushori gjermano-turk, i cili firmosi një kontratë të re deri në vitin 2021 me “topçinjtë”, e shikon veten deri në fund të karrierës së tij te kjo skuadër. Megjithatë, lojtari i cili paguhet 350 mijë sterlina në javë mendon se ai mund të largohet nga futbolli pas 8 vitesh.

Me sa duket, Ozil synon që të nënshkruajë edhe një kontratë tjetër me “topçinjtë”, me të cilët ka gjashtë sezone që luan. Ai u bë pjesë e kësaj skuadre në vitin 2013, kur u transferua nga Real Madridi.

 “Kontratë të re me Arsenalin? Pse jo? Unë jam ende i ri, jam 30 vjeç. Në futboll, gjithçka është e mundur dhe unë jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh i Arsenali. E shijoj këtë gjë dhe mund ta imagjinoj veten duke e përfunduar karrierën në Arsenal. Unë mund të luaj deri në moshën 38-vjeçare. Jo, e kam me të vërtetë. Mendoj se nëse ndihem mirë, mund ta vazhdoj të paktën deri në moshën 35 apo 36-vjeçare. Nuk e di, do ta shohim nëse gjithçka shkon mirë”, deklaroi mesfushori Ozil vlerëson punën e bërë nga trajneri Unai Emery, pas largimit të Arsene Wenger.

“Sigurisht që dy takimet e para ishin të vështira, pasi ne luajtëm kundër Manchester City-t dhe Chelsea-s, por tani ju e shikoni se gjërat po ecin mjaft mirë. Jemi në rrugë të barë dhe duam të vazhdojmë kështu. Kemi një trajner të mirë, ai kërkon të kuptojë lojtarët dhe klubin e ne duam që t’i tregojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë”, deklaroi Ozil. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike