Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” portierin legjendë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati

01 Gusht 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me rastin e 92-vjetorit të lindjes,  portierin legjendë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati.

Me anë të një ceremonie solemne, Meta i akordoi Maliqatit, Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, legjendë e të gjitha kohëve”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, miqve, kolegëve dhe personaliteteve të shquara të sportit, Presidenti Meta vuri në dukje se Sul Maliqati është një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar.

“Urimet më të përzemërta, me jetë të gjatë e shëndet të plotë, i dashur Profesor Maliqati! I fortë gjithmonë, shembull për më të rinjtë! Sul Maliqati është një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, një legjendë e padiskutueshme e të gjitha kohëve, frymëzim dhe shembull për shumë gjenerata sportistësh, të cilët hynë në botën e sportit dhe arritën suksesin, të frymëzuar nga modeli i mjeshtërisë së tij.  Portieri i mirënjohur i ekipit të Partizanit dhe Kombëtares në vitet 1949-1965, është një nga ikonat e gjalla të futbollit shqiptar me një karrierë sportive të nisur me ekipin e Besës së Kavajës. 

Profesor Maliqati është thesari i kujtimeve dhe emocioneve aq të paharruara të futbollit shqiptar, që na kujton portierët më të mëdhenj të historisë botërore të sportit. Më mirë se kushdo tjetër, talentin e tij e njihte e vazhdon ta kujtojë çdo lojtar që vinte para portës së tij, pasi ai ishte i pamposhtur dhe triumfues ndaj goditjeve më të pamundura për çdo portier tjetër. Sulejman Maliqati është fitues i 7 titujve kampionë dhe i 4 kupave të Shqipërisë.”, tha Meta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan