Mezani kërcënon Kukësin: Ne jemi më të hidhur kur luajmë jashtë fushe

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, foli për barazimin kundër Kukësit. Ekipi kurbinas kërkon të vazhdojë dhe luftën për fitimin e këtij trofeu. Numri një i stolit të kurbinasve beson, se skuadra e tij ka shanse për të kaluar në finale.

Barazimi – “Padiskutim se ndeshja e Kupës ka specifike tjetër, e rëndësishme është të mos pësosh. Jemi munduar që të mos pësojmë, por duhet të kishim shënuar. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur nga sulmi, por dhe nga reparti i mbrojtjes. Kishim probleme, pasi nuk kishim shpejtësi në fazën sulmuese”.

Freskia fizike – “Kallaku bëri mirë, por vononte pak lojën. Lulaj dhe Nika nuk ishin në nivelin e ndeshjeve të kaluara”.

Kalimi i turit – “Ne jemi ekip, që marrim më shumë rezultate jashtë fushe. Në ndeshjen e kthimit do të jemi më të freskët, duhet të jemi më të gjallë. Nuk kishim aktivitetin e duhur. Në manovrat sulmuese ishim shumë të avashtë. Në fazën mbrojtëse ishim agresivë mjaftueshëm”.

Bllokimi i Uzunit – “Lojtarit i ka munguar paksa dëshira. Nuk ishte një ndeshje e mirë për të gjithë repartin e sulmit”.

Shtubina – “Mendoj se Shtubina bëri shumë mirë, pasi Cale është i shpejtë dhe mjaft efektiv. Fangajn nuk e aktivizuam, pasi nuk ka eksperiencën e duhur”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan