Mici vendos për të ardhmen, do të luajë në Champions

Gledi Mici ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Maqedoni te Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi i majtë ishte një futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Skënderbeun dhe vendosi të niste një aventurë të re, pasi fitoi gjithçka në kampionatin shqiptar. Diferencat ndërmjet kampionatit shqiptar dhe atij maqedonas nuk janë të mëdha, madje Superioria është më e fortë, por kuqezinjtë i kanë bënë një ofertë të mirë financiare dhe për më tepër ai mund të luajë në Champions League ndaj preferoi kalimin te Shkëndija shkruan “Sport Ekspres”.

Mici kishte disa oferta nga kampionati shqiptar, me Flamurtarin që ishte shumë i interesuar për të nënshkruar me vlonajtin, për shkak se trajneri Ilir Daja e njeh mjaft mirë 27-vjeçarin, prej faktit se e kishte punuar me të te Skënderbeu. Bardhekuqtë i ofruan zgjatje të bashkëpunimit, por mbrojtësi i majtë nuk pranoi të rinovonte dhe i refuzoi të gjitha ofertat nga Shqipëria për të nisur një eksperiencë të re jashtë vendit.

Kohët e fundit ai ishte lidhur edhe me një kalim në Turqi, por si duket oferta nuk ka qenë dinjitoze ndaj dhe ky operacion nuk u finalizua me sukses. Gjatë sezonit të kaluar 27-vjeçari grumbulloi 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Skënderbeut, ku 14 prej tyre në Europa League dhe turet kualifikuese. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.