Mici zbulon përse zgjodhi Shkëndijën dhe shpalos objektivin | VIDEO

Gledi Mici u shfaq tepër i lumtur që ka nënshkruar me Shkëndijën e Tetovës duke pranuar se pret me padurim për të punuar me shokët e rinj të skuadrës. 27-vjeçari që ka nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme deklaroi se objektivi i kuqezinjve është që të vazhdojnë të dominojnë kampionatin në Maqedoni dhe të jenë dinjitoz edhe në kompeticionet evropiane. Sezonin e kaluar Shkëndija ishte shumë afër kualifikimit në fazën e grupeve, por përballë kishin Milanin, një emër i madh në Evropë. Këtë edicion Mici shpreson që ta realizojnë këtë objektiv edhe me kontributin e tij.

“Së pari dua të them se jam shumë i lumtur që firmosa me Shkëndijen e Tetovës. Dihet që ky klub është një emër i madh. Një klub mjaft korrekt dhe ka bërë dhe histori në arenën ndërkombëtare”, tha fillimisht mbrojtësi i mjatë.

Emocionet e para – “Impresionet e mia të para janë të gjitha pozitive. Çdo gjë këtu më duket profesionale, por i vetmi problem i imi është që të angazhohem sa më shpejt me grupin dhe të filloj stërvitjen me skuadrën.

Objektivat – “I ftoj të gjithë tifozët dhe ‘Ballistët’ të na përkrahin. Në kampionatin maqedonas dihet se çfarë kërkohet, pasi ekipi ynë është kampion, por dhe në arenën ndërkombëtare. Në Europë duam të bëjmë historinë dhe minimumi të kampim grupet e Europa Leagues”, tha Mici. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan