REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Po bëhem gjysmë i keq

Mihajloviç pas shkarkimit: Do të nis boksin

12 Janar 2018 17:44

Pas shkarkimit nga Torino dhe debutimit pozitiv të Mazzarrit, i dërguari i “Stricia la Notizia” Valerio Staffelli dorëzoi Tapirin e Artë për Sinisa Mihajloviç. “Falenderoj presidentin që më dha mundësinë të trajnor Torinon, - tha ish trajneri i granatave. – Më vjen keq që nuk ishte ai që të komunikonte shkarkimin”.

“Po bëhem gjysmë i keq – vijoi duke bërë shaka. –Vjen një trajner i ri dhe në një ditë lojtarët ndryshojnë, sistemin dhe lojë, fitojnë 3-0! Do të nis boksin, më pëlqejnë sportet me kontakte”.

Më pas një batutë mbi VAR dhe vendimet arbitrare që ishin në disfavor të Torinos: “Ne ishim të pafat sepse arbitrat, edhe pse i rishohin episodet, konfirmojnë gabim. Më bën të mendoj pak keq”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Juve kërkon të nënshkruajë me mesfushorin që i përfundon kontrata në verë

"Zonja e Vjetër" e fiksuar pas lojtarëve të Arsenalit

22 Janar 2018 00:07

Mesfushori Jack Wilshere duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë këtë sezon pas një periudhe tepër të vështirë. Ylli i Anglisë ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Italisë, pas paraqitjeve me “Topçinjtë” këtë sezon. Mesfushori i Arsenalit është jashtë kontratës në verë dhe Juventusi kërkon të përfitojë nga ky fakt.

Sipas “The Sun”, “Zonja e Vjetër” do të përpiqet të nënshkruajë me anglezin në merkaton e verës, megjithatë Wenger nuk do të dorëzohet lehtë, pasi synon t’i rinovojë kontratën. "Jack ka tërhequr interesin e Juves dhe nuk do të ndikohet nga klubi ku është rritur. Ai është një lojtar, që do të përshtatej mjaft mirë në Serie A", i tha një burim “The Sun”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Vetëm nga një pikë për të dyja skuadrat që duan zonën Champions

Barazim në San Siro, Inter nuk del nga kriza

21 Janar 2018 22:56

Është mbyllur në barazim 1-1 takimi në San Siro mes Interit dhe Romës, që teorikisht dhe praktikisht ishte i vlefshëm për zonën Champions. Në pjesën e parë shënojnë romanët me anë të Stephan El Shaarawy në minutën e 31, ndërsa në fundin e pjesës së dytë barazojnë zikaltërit me Mattias Vecino, në minutën e 86.

Një ndeshje e çuditshme, ku Interi pati disa raste të rëndësishme për të shënuar, por shumë shpesh humbën përqendrimin dhe lejuan Romën që të kontrollojë lojën, madje duke u bërë skuadër e rrezikshme.

Skuadra e Spallettit reagon në pjesën e dytë, gjen barazimin me Vecino pak minuta nga fundi, por mbyllja e ndeshjes e gjen në kuotën e 43 pikëve, aq sa Lazio. Tashmë Roma është pas, një ndeshje të prapambetur dhe... gara për Champions League bëhet më e vështirë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi dëshiron të largohet nga "Parc des Princes"

Napoli hidhet në sulm për yllin e Paris SG

21 Janar 2018 22:19

Nuk është sekret, që Napoli po kërkon të përforcohet në sulm, pasi Sarri kërkon të ketë një alternativë cilësore. Pasi Verdi i refuzoi, të kaltërit tani kanë shënjestruar Politano-n e Sassuolo-s. Sidoqoftë, Sassuolo nuk duket se dëshiron ta lërë sulmuesin të largohet në janar. Një tjetër kandidat i fortë është Lucas Moura i Paris SG, i cili së shpejti do të largohet nga kryeqyteti francez. Sipas “Tuttosport”, nënkampionët e Francës janë të gatshëm ta huazojnë brazilianin me detyrim për ta blerë në fund të sezonit.

Mësohet se drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, po punon për të realizuar këtë operacion. Napoli po përpiqet të bindë Lucas Moura, që të bashkohet me ta, pasi ai do të ishte një afrim i madh për trajnerin Sarri. Moura ka grumbulluar 6 ndeshje në këtë sezon, teksa ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist deri më tani. Ai po kërkon të marrë më shumë minuta, por Unai Emery nuk e ka në planet e tij. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi më në formë në kampionatin italian Ciro Immobile është dëmtuar sërish

Immobile në dyshim për Lazion, probleme shëndetësore

21 Janar 2018 22:13

Golashënuesi më i mirë i Serisë A ka lënë fushën e lojës në minutën e 34-t në ndeshjen e sotme ku Lazio shpartalloi Chievon me shifrat 5-1. Pas përfundimit të sfidës, stafi mjekësor deklaroi se “snajperi” i Kombëtares së Italisë ka lënduar kuadricepsin, muskulin e përparmë në kofshë.

“Do ta zbulojmë diagnozën pasi të kryejmë testet mjekësore në 48 orët e ardhshme. E thirrëm Immobilen të tërhiqej më herët nga loja, por lojtari donte të vazhdonte dhe ne e dimë se ai ka një karakter të pathyeshëm”, deklaron për kanalin televiziv të Lazios, Fabio Rodia, shefi i stafit mjekësor të skuadrës së “Shqiponjave”.

Immobile mendohet se ka lënduar të njëjtën pjesë të kofshës kur u aktivizua në muajin nëntor në ndeshjen kundër Suedisë të vlefshme për të siguruar biletën e fundit për në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Deri më tani, ai numëron 20 gola me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment