Milan 1-0 Lazio: Notat e lojtarëve, Pepe Reina më i miri

13 Prill 2019

Milani arriti të fitojë ndaj Lazios në Serie A me rezultat 1-0 dhe kështu rimori vendin e katër në renditje.

Golin e vetëm në këtë ndeshje shënoi Franck Kessie (79′) nga pika e bardhë, përveç golit 22-vjeçari ishte një nga më të mirët në këtë ndeshje.

Lojtari i ndeshjes ishte Pepe Reina, i cili me pritet e tij nuk lejoi që skuadra nga San Siro të pranojë gol.

Me notë të lartë të kuqezinjtë u vlerësuan edhe Suso, Davide Calabria, Tiemoue Bakayoko dhe Alessio Romagnoli.

Thomas Strakosha në nivel si gjithmonë (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Te Lazio më i mirët ishin dyshja e mesfushës Lucas Leiva dhe Luis Alberto, por edhe shqiptari, Thomas Strakosha. Ai që dëshpëroi ishte Riza Durmishi, i cili shkaktoi penallti për Milanin, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Milan:

Lazio:

/Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan