Milan apo Juventus, cili do ta marrë këtë lojtar?

Milan apo Juventus, cili do ta marrë këtë lojtar?

Milani dhe Juventusi janë në garë për të firmosur me Jack Wilshere, sipas medieve në Itali. Lojtari i Kombëtares së Anglisë, së fundmi deklaroi se nuk ka bërë progrese në bisedimet me Arsenalin për rinovimin e kontratës dhe në fund të sezonit do të jetë një lojtar i lirë. 25-vjeçarit duket se po i humbet durimi, pasi dëshiron të rritet dhe zhvillohet sa më shumë si lojtar, dhe për këtë arsye kërkon edhe largimin nga “Topçinjtë”. Milani prej disa kohësh po e monitoron lojtarin dhe situatën e tij në Londër. Megjithatë së fundmi në garë për kartonin e tij ka hyrë edhe Juventus. Siç raporton “Tuttosport”, klubi bardhezi është ekspert për të marr lojtarët pa kontratë dhe për t’i shitur ata më pas me përfitime të mëdha.

Gjithsesi te “Zonja e Vjetër”shpresojnë të mbyllin sa më parë marrëveshjen me Emre Can të Liverpoolit. Skuadra e drejtuar nga Allegri mund të përfundojë duke firmosur me dy mesfushorë nga Premier League në fund të këtij sezoni, gjithmonë nëse Wilshere zgjedh Torinon si destinacion dhe Milanon. Wilshere ishte projektuar për gjëra të mëdha kur bëri debutimin e tij me Arsenalin në moshën 16-vjeçare, por dëmtimet e shpeshta kohët e fundit kanë limituar progresin e tij dhe kanë bërë që lojtari të mos shprehet 100%, edhe pse ka luajtur në nivele të larta për pothuajse një dekadë. /EDS/