Milan apo Juventus, cili do ta marrë këtë lojtar?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 19:40

Milani dhe Juventusi janë në garë për të firmosur me Jack Wilshere, sipas medieve në Itali. Lojtari i Kombëtares së Anglisë, së fundmi deklaroi se nuk ka bërë progrese në bisedimet me Arsenalin për rinovimin e kontratës dhe në fund të sezonit do të jetë një lojtar i lirë. 25-vjeçarit duket se po i humbet durimi, pasi dëshiron të rritet dhe zhvillohet sa më shumë si lojtar, dhe për këtë arsye kërkon edhe largimin nga “Topçinjtë”. Milani prej disa kohësh po e monitoron lojtarin dhe situatën e tij në Londër. Megjithatë së fundmi në garë për kartonin e tij ka hyrë edhe Juventus. Siç raporton “Tuttosport”, klubi bardhezi është ekspert për të marr lojtarët pa kontratë dhe për t’i shitur ata më pas me përfitime të mëdha.

Gjithsesi te “Zonja e Vjetër”shpresojnë të mbyllin sa më parë marrëveshjen me Emre Can të Liverpoolit. Skuadra e drejtuar nga Allegri mund të përfundojë duke firmosur me dy mesfushorë nga Premier League në fund të këtij sezoni, gjithmonë nëse Wilshere zgjedh Torinon si destinacion dhe Milanon. Wilshere ishte projektuar për gjëra të mëdha kur bëri debutimin e tij me Arsenalin në moshën 16-vjeçare, por dëmtimet e shpeshta kohët e fundit kanë limituar progresin e tij dhe kanë bërë që lojtari të mos shprehet 100%, edhe pse ka luajtur në nivele të larta për pothuajse një dekadë. /EDS/

 

Formula 1 | Fernando Alonso është optimist për pistën e re

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Qershor 2018 17:58
Ky është objektivi i spanjollit

I vetmi jo francez në konferencën për shtyp ishte Fernando Alonso, i freskët nga suksesi i arritur në Le Mans, i cili ka dashur që të tregojë emocionet e fundjavës së shkuar: “Ndjesi e papërjetuar ajo e fitimit të Le Mans. E bukur që të garoja me një ekip si Toyota, kemi dominuar. Tani kthehem në Formula 1 në një periudhë veçanërisht imenjative. Duhet të vendos qëllimin për garën dhe të zbuloj makinën për të pasur të njëjtin ritëm si kundërshtarët. Duhet të kthehemi të kapim pikët”.

Spanjolli ka vendosur objektivin në Indianapolis, e vetmja garë që i mungon Kurora e Trefishtë. “Ende nuk kam menduar për Indianapolis. Është një objektiv tërheqës që të fitoja Kurorën e Trefishtë për të treguar se jam një pilot i kompletuar. Do ta mendoj dhe do të shoh se çfarë mund të bëj vitin e ardhshëm”.

Për pistën e re ai shtoi: “Kam qenë këtu në vitin 2003 për të provuar Renault 1, por ishte veç një provë. Të shohim, për momentin gjëja më e rëndësishme është që Formula 1 rikthehet këtu. Edhe unë jam optimist për një garë historike që kthehet në cirkuitin e Botërorit”. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Efekti i Botërorit, Barcelona dhe Real Madridi në luftë për yllin meksikan

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Qershor 2018 17:53
22-vjeçari shkëlqeu te PSV

Deri më tani Hirving Lozano ka qenë një nga yjet e Kupës së Botës. Sulmuesi i Meksikës, ishte ai që shënoi golin e vetëm në suksesin 1-0 kundër Gjermanisë dhe kaq mjaftoi për të tërhequr interesin e klubeve të mëdha. Dështimi për të nënshkruar me Antoine Griezmann, ka bërë që Barcelona të shohë me interes afrimin e Lozano. Sipas “ESPN” të Meksikës, Barcelona po e sheh 22-vjeçarin si një përforcim potencial për sulmin. Ai është vënë në qendër të vëmendjes në skenën botërore për shkak të shënimit të golit ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e tyre të hapjes. Sulmuesi, i cili aktualisht luan për PSV në Holandë, mund të transferohet në një nga kampionatet më prestigjoze në Evropë, pasi edhe Real Madridi dhe Juventusi kanë shfaqur interes për të sipas “Récord” . Drejtuesit e PSV e kanë vlerësuar 35 milionë euro dhe është një çmim që ata e shikojnë më shumë se sa të përballueshëm, megjithatë, vlera e tij ka gjasa të ngrijë në qiell deri në 50 milionë euro, sipas “ESPN”.

Barcelona kërkon një sulmues, pasi humbi Griezmann dhe meksikani është alternativa më e mirë, ndërsa supozohet se “Los Blanocos” kanë treguar interes për të, pasi ata të mund të pranojnë çdo ofertë që vjen për Benzema ose Bale dhe duan të kenë një opsion të vlefshëm. Natyrisht 22-vjeçari është i kënaqur me mundësinë e të qenit në gjendje të veshë fanellën me ngjyrë të bardhë dhe të luajë bashkë me Cristiano Ronaldo-n, apo edhe argjentinasin Leo Messi. Sezoni 2017-2018 ishte i pari në Evropë për Lozano dhe ai tregoi një nivel të lartë në Eredivisie ku shënoi 17 gola në 29 ndeshje, ndërsa kontribuoi edhe me 11 asiste. Statistikat e tij thjesht janë mbreslënëse. Forma e mirë në Holandë me PSV ku fitoi titullin kampion që në sezonin e tij të parë dhe performanca në Botëror duket se ka bindur klubet më të mëdha të hidhen në sulm për shërbimet e tij. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Mbappe gol për rekord, Franca kryeson ndaj Perusë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Qershor 2018 17:29
Pjesa e parë

Franca po fiton 1-0 me Perunë në përfundim të pjesë së parë të takimit të dytë në grup për të dy skuadrat, falë një goli të Kyilian Mbappe, që është shndërruar edhe në lojtarin më të ri të Francës që shënon në një turne ndërkombëtar, si Europian apo Botëror, me një moshë 19 vjeç e 183 ditë.

Ylli i ri i Paris SG dërgoi topin në portën e boshatisur peruane, pas një aksioni të gatuar nga Paul Pogba dhe Olivier Giroud. Mesfushori i Manchester United rrëmbeu një top para zonës peruane dhe pasoi në të majtë për Giroud. Sulmuesi i Chelseat kaloi topin me parabol mbi portierin kundërshtar dhe, pavarësisht se po shkonte në rrjetë, Mbappe e shtyu në portën e boshatisur për vulosur avantazhin e Francës.

Peruja në fakt e nisi mirë ndeshjen, falë edhe mbështetjes së 40 000 bashkëkombasve që praktikisht kishin pushtuar qytetin rus Jekateringburg, një pjesë e mirë e të cilëve ishin brenda stadiumit për të ndjekur ndeshjen.

Franca pati rastin e parë të mirë vetëm në minutën e 11-të, kur Antoine Griezmann goditi krejtësisht gabim i gjendur edhe nën presion nga kundërshtarët. Një minutë më pas ishte Paul Pogba që mund të kishte kaluar të tijët në avantazh kur lëshoi një goditje nga më pak se 30 metra distancë, të përdunduar mbi traversë.

Raphael Varane iu afrua edhe më shumë golit pasi kishin kaluar 14 minuta lojë por edhe pse kërceu më lart se të gjithë nuk e dërgoi dot topin në rrjetë me kokë. Që nga ky moment “Gjelat” nisin dominimin e ndeshjes, ndërsa Kylian Mbappe pretendoi dy herë t’i akordohej 11-metërsh në favor.

Në minutën e 30 Paolo Guerrero rrezikoi seriozisht portën e Lloris, pasi mori një top të artë nga Cueva nga e majta, por sulmuesi veteran përplasi topin në këmbët e gardianit francez.

Por pas shënimit të golit nga Mbappe, Franca rrezikoi të realizonte sërish me Lucas Hernandez, pasi mbrojtësi i gjend i lirë në krah të majtë por gjuajtja e tij u gushtua nga portieri peruan./EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Të gjithë po presin rikthimin, McGregor nuk i ndahet stërvitjes / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Qershor 2018 17:08

Conor McGregor po stërvitet intensivisht në jiu jitsu për t’u bërë gati për rikthimin e shumëpritur në UFC, ku me shumë gjasa do të përballet me Khabib Nurmagomedov. Irlandezi është fotografuar në palestër në Nju Jork me trajnerin Dillon Danis, i cili edhe ka shpërndarë edhe fotot.

Synimi i heroit të MMA është që të rimarrë titullin e peshave të lehta kundër Nurmagomedov në turneun UFC 229. Por së pari ai duhet të zgjidhë problemet ligjore që i kanë dalë në SHBA pasi sulmoi një abutbuz të UFC ku brenda ishte pikërisht kampioni rus.

Të enjten e kaluar, McGregor u paraqit para gjykatës ku mori liri me kusht dhe do të kthehet sërish atje më 26 korrik, ndërkohë që negociatat me prokurorët për të arritur një marrëveshje vazhdojnë. Duke folur për gazetarët jashtë sallës së gjyqit, McGregor tha: "Jam penduar për veprimet e mia që më sollën në këtë situatë. E kuptoj seriozitetin e çështjes dhe shpresoj që të zgjidhet shpejt. Faleminderit të gjithëve”.

Të dy luftëtarët MMA u përfshinë në një sherr të ashpër në Bruklin në muajin prill dhe McGregor u filmua teksa sulmonte autobuzin ku ndodhet rusi duke e goditur me një karrocë hekuri. Nga xhamat e thyer të autobusit u dëmtuan edhe dy luftëtarë të tjerë që ndodheshin brenda, Michael Chiesa dhe Ray Borg.

Drejtuesit e UFC nuk e kanë dhënë ende ndëshkimin për McGregor, por bosi i kompeticionit Dana White ka thënë se do të takohet me kampionin pas mbylljes së procesit. Sido që të shkojë, të gjithë janë duke pritur që irlandezi të rikthehet në kafaz për të parë një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme prej tij./EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.