Milan-Atletico, ja në çfarë pike janë negociatat për Kalinic

Nikola Kalinic prej kohësh është një dëshirë e Atletico Madrid, por drejtuesit nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen. Sipas raporteve më të fundit të mediave spanjolle dhe më konkretisht të “Mundo Deportivo”, marrëveshja e Milanit dhe Atletico Madridit për të sjellë Nikola Kalinic nga “San Siro” në kryeqytetin spanjoll kanë goditur disi në një pengesë. Raporti tregon se negociatat janë në vazhdim, me drejtorin sportiv Andrea Berta duke u takuar me stafin e ri të emëruar të Milanit për të diskutuar marrëveshjen e mundshme. Megjithatë, distanca midis asaj që gjigantët e La Liga janë të përgatitur për të paguar është disi larg nga ajo që Milani po kërkon.

Sulmuesi 30-vjeçar, i cili u dërgua në shtëpi nga trajneri i Kroacisë në Kampionatin Botëror, pasi refuzoi të futej në fushë si zëvendësues, nënshkroi për Milanin për 25 milionë euro verën e kaluar nga Fiorentina dhe për këtë arsye Atletico Madrid do të duhet të paktën të afrohet rreth kësaj shume. Në rast se nuk arrijnë marrëveshjen me kuqezinjtë drejtuesit e Atletico mund të kthejnë vëmendjen e tyre në ish-sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud. Francezi u bashkua në janar me blutë e Londrës, por ka pak vend në planet e trajnerit të ri Maurizio Sarri dhe ndaj pritet që të largohet. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan