Milan bën gati rikthimin e bujshëm të Maldinit

Një lajm i bujshëm do të trondisë tregun e transferimeve të verës. Milan është gati që të ripërqafojë Paolo Maldini-n, i cili është gati të rikthehet në klub. Një tjetër goditje e fortë për Leonardo-n dhe Elliott që duan në mënyrë të fortë rikthimin te kuqezinjtë të ish-kapitenit, i cili ka fituar çdo gjë me këtë fanellë.

Njoftimi zyrtar do të bëhet sot, së bashku me rolin që drejtuesit do t’i japin Maldini-t. Flitet për menaxher klubi, zëvendëspresident ose drejtor sportiv. Pas rikthimit të Leonardo-s në “Casa Milan”, tashmë është gati dhe kthimi i Maldini-t.

Shoqëria e re amerikane do të kthejë në shtëpi një nga shtyllat më të mëdha të historisë së “Djallit”. Një goditje e vërtetë mund të quhet kjo lëvizje për shkak se vet Paolo Maldini i kishte thënë ‘jo’ kërkesës së Younghong Li dy vite më parë. Me sa duket ish-mbrojtësi kuqezi beson më shumë te drejtuesit e rinj amerikan. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.