REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
24-vjeçari nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon

Milan dhe United rishfaqin dëshirën për të nënshkruar me "Gjelin"

11 Janar 2018 17:33

Milan dhe Manchester United njoftohet se do të futen sërish në garë për sulmuesin e Torino-s, Andrea Belotti, pasi drejtuesit po zvarriten për të rinovuar kontratën me të.

24-vjeçari nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon, me dëmtimet që nuk e kanë lënë të qetë.

“Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” sugjerojnë se bisedimet për një kontratë të re duket se po zvarriten për sulmuesin dhe Torino nuk janë shumë të sigurt për atë që do t'i ofrojnë atij pas lëndimeve dhe formës së keqe.

Kjo ka alarmuar United dhe Milan, të cilët duket se kanë nevojë për një golashënues tani.

Milanit i mungon një golashënues, i cili mund të shënojë rreth 15-20 gola në sezon. Ndërkohë Jose Mourinho ka nevojë për dikë që të rivalizojë me belgun Romelu Lukaku.

Klauzola e lirimit të Belotit është 100 milionë euro, por është e zbatueshme vetëm për klubet e huaja, por besohet se Torino mund ta ulë atë sepse e dinë se do të ishte e vështirë ta shesin sulmuesin për atë çmim, pasi ai nuk është në formën e tij më të mirë .

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Lojtari nuk duron dot më

Gomez kërkon të ikë nga Milani, fluturon karrigia gjatë sherrit

23 Janar 2018 12:46

Shumë tension në shtëpinë e Milanit sa i përket situatës së Gustavo Gomez-it.

Lojtari është shumë i mërzitur, pasi ka luajtur shumë pak dhe i kërkon drejtuesve të klubit që ta lënë të lirë të transferohet në Argjentinë tek ekipi i Boca Juniors-it.

Por “Djalli” po e mendon ofertën e bërë nga klubi nga Buenos Aires, që është 5 milionë euro për 80% të kartonit të tij.

Mes menaxherit të futbollistit Augusto Paraja dhe drejtorit sportiv të ekipit Massimiliano Mirabelli pati një debat mjaft të ashpër, ku veç sharjeve u thye një gotë dhe fluturoi një karrige në drejtim të zyrës së italianit.

Por ndoshta kjo çështje mund të ketë një fund të lumtur. Boca ka nisur një të dërguarin e saj që të takohet me drejtuesit kinezë të klubit, që t’i bindë ata ta lënë futbollistin të lirë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
23-vjeçari është shumë pranë firmës me skuadrën e famshme italiane

Rikthehet Elvis Kabashi, ja ku ka përfunduar ish-lojtari i kombëtares

22 Janar 2018 23:11

Kabashi më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Mesfushori i është bashkuar sot Livornos, skuadër e cila militon në Serinë C, dhe është ekipi i 5 që aktivizohet në 5 vitet e fundit. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se ka siguruar transferimin përfundimtar të lojtarit, i cili në pjesën e parë të sezonit kishte luajtur për Viterbesen.

Elvis Kabashi është formuar në akademinë e Empolit përkrah Elseid Hysajt dhe në vitin 2012 bëri lëvizjen e karrierës, duke iu bashkuar Juventusit. Me ekipin torinez nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, duke u huazuar tek ekipe të ndryshme si Pescara, Den Bosch dhe Pontendera. Në sezonin e fundit u aktivizua me Viterbesen duke zhvilluar vetëm 5 ndeshje. Livorno është një klub I njohur në Itali, pavarësisht problemeve të viteve të fundit. Këtë sezon pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, kryeson renditjen me 49 pikë dhe është pretendentja kryesore për t’u ngjitur në Serie B. Ekziston një lidhje e hershme midis Livornos dhe Shqipërisë pasi, në këtë ekip kanë luajtur disa vite më parë Erjon Bogdani dhe Armando Vajushi. Gjithashtu është ekipi ku ku Christian Panucci nisi karrierën si trajner.

Para pak kohësh, Kabashi shihej si talent me shumë të ardhme, dhe pasi luajti me kombëtaren e Shqipërisë U-19, i kërkoi FSHF-së që të mos e grumbullonin më, pasi e ndiente veten italian dhe priste ftesën e Italisë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Genoa e fortë, por jo e pamundur

Juventus i përgjigjet Napolit me të njëjtën monedhë

22 Janar 2018 22:54

Serie A vazhdon me të njëjtin ritëm: Napoli fiton, Juventus nuk i ndahet. Pas suksesit që Napoli arriti kundër Atalanta-s, “Zonja e Vjetër” i përgjigjet me të njëjtin rezultat në shtëpi, duke fituar 1-0 kundër Genoa-s falë golit të Douglas Costa që mundi Perin dhe i dhuroi tri pikë të rëndësishme për të vazhduar presionin ndaj skuadrës së Sarrit.

Vendimtar është ende ai, Dogulas Costa. Allegri ka preferuar Bernardeschin, me Mandzukicc në të djathtë dhe Higuain në qendër për të kompletuar tridhembëshin dhe me Lichtsteiner pas shpinës. Bunkeri i Genoa ka rezistuar vetëm për 15 minuta.

Aksioni avantazhit të ndeshjes vjen nga këmbët e Douglas Costa në minutën e 16 që i vjedh një top Bertolaccit dhe vazhdon të kombinojë me Mandzukicc. Kross i kroatit dhe një prekje që e çon në rrjetë numri 11 i bardhezinjve. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Drejtori i përgjithshëm e pranon se Can është objektivi primar

Marotta: E vlerësojmë Balotelli-n, por...

22 Janar 2018 22:04

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta mohon interesin mbi sulmuesin italian Mario Balotelli. Tabloidi britanik “The Sun” raportoi sot se një marrëveshje është bërë praktikisht për sulmuesin e Nice, por bardhezinjtë i hodhën poshtë këto pretendime.

"Përtej dashurisë dhe vlerësimit tonë për të, ka vetëm spekulime. Ai është një profil që ne nuk kemi nevojë", tha Marotta për “Mediaset Premium”.

De Vrij - "Stefan është një lojtar i mirë që do të ishte i lirë, por ka një marrëveshje me Lazio-n dhe ata kanë punuar një marrëveshje të favorshme. Ai nuk është ndër objektivat tona.

Can - "Emre është një lojtar i rëndësishëm që aktualisht luan për Liverpool-in. Ne e dimë se kontrata e tij po mbaron, por ai mund të rinovojë ose të ketë mundësi të tjera. Ne do të përpiqemi ta sjellim atë në Torino, është një objektiv i vështirë, por mendoj se një klub i madh duhet të ketë ambicien për të arritur objektiva të vështira”./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment