Milan hidhet në sulm për yllin e Arsenalit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Tetor 2018 11:12
Gazidis vendimtar

Milani ka filluar të punojë që tani për merkaton e janarit, edhe pse ka edhe dy muaj kohë. Pasi arritën marrëveshjen për Lucas Paqueta nga Flamengos, i cili pritet të bashkohet në janar për 35 milionë euro, tani kuqezinjtë synojnë të nënshkruajnë me Aaron Ramsey. Mesfushorit të Arsenalit, i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe “Djalli” synon ta afrojë si një lojtar të lirë, pasi drjetuesit e Arsnealit nuk i kanë afruar akoma një kontratë të re. Nga janari ai është i lirë për të negociouar me çdo klub dhe Milan ka shumë interes për uellsianin, që ka shkëlqyer në “Emirates Stadium”.

Për t’u finalizuar me sukses ky operacion një ndikim të madh mund të ketë edhe drejtori i ri i Milanit, Ivan Gazidis, i cili mund të zhbllokojë marrëveshjen për shkak të së kaluarës së tij te Arsenal. Sipas mediave angleze Gazidis ka patur kontakte me agjentin e Ramsey duke i paraqitur mundsinë për t’u bashkuar me kuqezinjtë. Mesfushori i Uellsit është jashtë kontratës më 30 qershor dhe interesi për të është i madh nga disa klube në Evropë. Në Itali, Juventusi është një tjetër emër i madh që ka shfaqur interes për të nënshkruar me Ramsey, ndërkohë edhe në Premier League ofertat nuk mungojnë për 27-vjeçarin, që dëshiron një aventurë të re. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike