Milan “humbet” sërish, Tottenham i rrëmben talentin e Real Madrid

05 Korrik 2019

Në pritje që Milan të prezantojë të hënë zyrtarisht Marco Giampaolo si trajnerin e ri, drejtuesit e klubit janë shumë aktivë në merkaton e verës. Pas Krunic dhe Theo Hernandez blerja e tretë është ajo e Ismael Bennacer, Mesfushori 21-vjeçar vjen nga Empoli për 16 milion euro, ndërsa do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 1.3 milion euro në sezon.

D3jyim5xoaatqi3

Një tjetër afrim për të ardhmen, por ende shumë larg asaj që duhet të jetë goditja e madhe në tregun e transferimeve. Disa emra të rëndësishëm u afruan me Milanin gjatë javëve të fundit, por I kushtëzuar nga Fair Play Financiar, klubi kuqezi ka dështuar të mbyllë marrëveshjet. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Dani Ceballos, objektivi madhor i Paolo Maldinit në merkato.

1547473832 457392 Noticia Normal

Futbollisti spanjoll me shumë mundësi do të transferohet në Premier League, pasi Tottenham është gati të paguajë 50 milion euro për kartonin e tij. Gjithsesi, te Milani nuk janë të surprizuar pasi e dinin që në fillim se do të ishte e vështirë. Për këtë arsye, punohet në fshehtësi për të tjera blerje. Me Dani Ceballos të sfumuar, milanistët synojnë të rrëmbejnë Ruben Neves.

2018 08 11t172842z 711875 Rc12657c8ce0 Rtrmadp 3 Soccer England Wlv Eve

Mesfushori portugez luan me Ëolëes në Premier League dhe kushton 45 milion euro. Një shifër e rëndësishme, por Milan ka në dorë një kartë të fuqishme. Bëhet fjalë për Andre Silva, sulmuesin e kthyer nga huazimi dhe që prej kohësh kërkohet nga klubi anglez.

I

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, e gjallë mbetet edhe pista Mariano Diaz. Sulmuesi do të largohet nga Real Madrid, ndërsa Milan ka kërkuar transferimin e tij në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit.
(balkanweb)

www.balkanweb.com