Milan – Inter, derbi për të riun e talentuar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Shtator 2018 11:39
Vlen 40 milion euro

Vëzhgim i posaçëm. Të dielën në mbrëmje në Kaljari drejtuesit kuqezinj nuk do të përqendrohen vetëm te prezantimi i lojtarëve të tyre, por do të studiojnë me qetësi edhe atë që të do të bëjë në fushë Barrella. Normalisht, mesfushori kuqeblu është një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit italian. Vetëm 21-vjeç, por ky është kampionati i tretë si titullar në Serie A.

Me pak fjalë, nuk duhet të zbulohet nga askush. Por kur e shohin atë në fushë është një kënaqësi për sytë. E ku i dihet, ndoshta dikush do të studiojë se si mund ta çojë në Milanello.

Ka shumë cilësi, por në disa raste rrezikohet që të zhvlerësohet kartoni i tij. Faktikisht, Cagliari, i ka mbyllur dyert për merkaton e janarit, duke shpresuar që mund ta shesin për 40 milion euro. Shumë që është e vështirë të investohet nga Milan-i për shkak të mbikëqyrjes së “Fair Play Financiar” nga UEFA.

Por, ajo që e bën më tepër interesant këtë transferim të mundshëm është fakti se Inter-i është shfaqur për të marrë shërbimet e lojtarit. Diçka e rrezikshme, sepse zikaltërit janë rivalët më të fortë të kuqezinjve në merkato. Megjithatë, do të jetë presidenti i kuqebluve ai që do të përcaktojë të ardhmen e të riut, natyrisht do të përcaktojë se si do të përfundojë “derbi” në këtë pikë të merkatos. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike