Milan-Inter “kryqëzojnë rrugët”, në mes Piatek

26 Janar 2020

Milani i ofron Çelsit sulmuesin e vet Krishtof Piatek nëse londinezët heqin Oliver Zhirunë.

Mediat italiane shkruajnë se “Blutë” e Londrës mund sigurojnë sulmuesin polak nëse arrijnë t’i japin Interit Zhirunë. Francezi kërkohet me këmbëngulje nga trajneri i Interit Antonio Konte, i cili kërkon të ketë një sulmues rezervë në rastet kur Lukaku nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Por, Milani nuk pranon ta ofrojë Piatekun me variantin e huazimit duke pranuar vetëm versionin e shitjes së futbollistit për shifrën e 30 milionë €.

Me ardhjen e Ibrahimoviçit, trajneri i Milanit Stefano Pioli preferon dyshen Ibra-Leao duke lënë mënjanë Piatekun.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan