Milan – Juventus, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Italisë

13 Shkurt 2020

Milani dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinale të Kupës së Italisë e njohur ndryshe si Coppa Italia.

Rossonerët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në takim e parë të gjysmëfinales, i cili pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në San Siro.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë finale pas triumfit ndaj Torinos në çerekfinale dhe pret rezultat pozitiv nga takimi i parë në shtëpi.

Ready for our boys! 💪🏻#MilanJuve 🔜#CoppaItalia #SempreMilan pic.twitter.com/ai1glZSy8r

— AC Milan (@acmilan) February 13, 2020

Në anën tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit triumfoi në çerekfinale në udhëtim te Roma dhe synon kalimin në finale duke lehtësuar kalimin nga ndeshja e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet titullare.

Eccoli! FORZA RAGAZZI! 💪#MilanJuve#CoppaItalia pic.twitter.com/PtG1aL3XN8

— JuventusFC (@juventusfc) February 13, 2020

Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic 

Juventus: Buffon; De Sciglio, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Ramsey, Pjanic, Matuidi; Cuadraro, Cristiano Ronaldo, Dybala

/Telegrafi/

www.telegrafi.com