Milan katastrofë, Betis shëtit në ”San Siro” / VIDEO

25 Tetor 2018
Milan katastrofë, Betis shëtit në ”San Siro” / VIDEO

Pasi u mund të derbin kundër Interit, Milani pësoi një tjetër disfatë, këtë herë në Europa League ku u mund 2-1 nga Betis. Spanjollët u treguan superiorë ndaj kuqezinjve, edhe pse Gattuso kishte vendosur disa prej lojtarëve më të mirë në formacion, si Higuain, Bonaventura, Biglia e Romagnoli.

Miqtë kaluan ne epërsi në të 30’, kur Giovani lo celso kombinoi bukur me Antonio Sanabrian dhe ky i fundit, fare pranë portës, arriti të mposhte Reinan, që bëri një dalje tepër të gabuar. Autori i golit pati një tjetër rast disa minuta më vonë, por këtë herë u tregua i pasaktë.

9 minuta pa fillimit të pjesës së dytë erdhi edhe goli i dytë për Betis, që siguroi fitoren. Këtë herë ishte vetë Lo Celso që goditi fort nga distanca duke gjetur të papërgatitur portierin e Milanit. Kur kishin mbetur edhe 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Patric Cutrone, i futur në pjesën e dytë nga Gattuso, shkurtoi diferencën për Milanin, duke shënuar pas një kombinimi të bukur me Castillejon, por vetëm kaq nuk mjaftoi për të shpëtuar qoftë edhe një pikë nga ndeshja. Në fund, spanjolli i mbërritur këtë sezon nga Villarreal u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë.

Pas tri ndeshjeve, Betis kryeson grupin F me 7 pikë, 1 më shumë se Milani në vend të dytë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.