Milan nuk humb kohë, duhet përforcuar me çdo kusht sulmi! Ja objektivat

Tashmë që sezoni futbollistik është drejt fundit, sikundër klubet e tjera edhe Milan po mendon për lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës, në mënyrë që të përforcojë organikën e saj. Sulmi është reparti që ka më shumë nevojë për ndryshim dhe drejtuesit kuqezi kanë identifikuar ata lojtarë që mund të transferohen sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Emil Forsberg dhe Memphis Depay.

Aktualisht Milan renditet në vendin e shtatë në Serie A, ku reparti më problematik ka qenë sulmi, duke u renditur në vendin e dhjetë për golat e shënuar këtë sezon, dhe në këtë mënyrë ndryshimi në repartin e sulmit është i nevojshëm në mënyrë që të luftojnë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportohet nga Calcionews24.com, drejtori sportiv i Milanit Massimiliano Mirabelli ka identifikuar Forsberg dhe Depay si objektivat kryesore të sulmit të klubit këtë merkato vere.

Forsberg këtë sezon është aktivizuar si mesfushor-sulmues për ekipin gjerman të Leipzig, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asist në 21 ndeshje të Bundesligës. Lojtari ka qenë nën vëzhgimin e ekipit kuqezi edhe gjatë merkatos së kaluar. Në anën tjetër, Depay ka qenë në formë të shkëlqyer për Lyon ku ka shënuar 15 gola dhe 11 asist në 32 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, ku gjithashtu ka shënuar gola fantastik, siç ishte goli mahnitës kundër kampionëve të Ligue 1 Paris Saint-Germain në muajin shkurt . Milani ka nisur tashmë negociatat me Lyon në lidhje me Depay dhe klubi francez kërkon 35-40 milionë euro për ta lënë të lire “xhevahirin” me vitlindje 1994. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan