Milan, parashikohet dënimi më i rëndë nga UEFA

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 15:21
Ja detajet

Ndonëse evitoi më të keqen, përjashtimin nga kupat e Evropës, Milani nuk do të shpëtojë nga dënimet e UEFA-s. Ndryshimet e pronësisë, borxhi i madh i krijuar ndër vite, përballja me organet e UEFA-s dhe më pas përjashtimi për një vit nga kupat e Evropës, vendim që u anulua në CAS, por nuk ka marrë fund.

Problemet në lidhje me shkeljet e Fair Play financiar janë ende të pranishme te Milani dhe e përditshmja Repubblica shkruan sot se brenda pak ditësh do të vijnë dënimet e para nga ana e organit të kontrollit në UEFA, para se të kalohet në Settlement Agreement, marrëveshja ku Milani do të gjejë një rrugë të mesme për të ulur gradualisht deficitin, në një kohë që nuk do të përjashtohet nga kupat e Evropës. Së pari, UEFA ka bllokuar të ardhurat e Milanit për këtë sezon në kupat e Evropës dhe nuk dihet kur do t’i lëvrojë, ndërsa priten edhe masa të tjera.

Së pari, do të shkojë në selinë e Milanit një gjobë prej rreth 20 milionë eurosh, nga të cilat klubi kuqezi do të duhet të paguajë menjëherë një pjesë, ndërsa pjesa tjetër do të varet nga përmirësimi i bilanceve. Më pas, Milanit mund t’i mohohet përfshirja e blerjeve të reja në listën e Europa League pas janarit, përfshirë brazilianin Paquetà. Në fund, në gusht 2019 palët do takohen sërish për të diskutuar për Settlement Agreement, ku do të ketë kufizime të rëndësishme edhe në shpenzimet për pagat e lojtarëve. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike