Milan rrezikon Europën, por dy lojtarë e duan edhe pa të

Memphis Depay dhe Marouane Fellaini nuk shkojnë tek i njëjti berber, por kanë të njëjtat shije, siç tregon Luca Bianchin në shkrimin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”. Të dy gjatë ditëve të fundit kanë bërë me dije, pak a shumë në mënyrë publike, se dëshirojnë që të shkojnë drejt destinacionit Milan.

Për më tepër, ata do të donin të afroheshin edhe pse klubi ndodhet në gjyq me UEFA-n. Duke marrë në konsideratë hipotezat që janë më shumë të mundshme, dëshira e lojtarëve duket e rëndësishme.

Depay dhe Fellaini janë dy lojtarë që Milan i ka ndjekur prej një kohe të gjatë. Depay, në vecacnti, është edhe në listën e Mirabelli-t dhe të Gattuso-s sepse ka shënuar 19 gola në Ligue 1 me Lyon-in dhe është rikthyer në nivelin e një lojtari që Manchester United i besoi numrin 7 të Best dhe Cantona.

Nuk do të jetë e lehtë ta shohim në Milano, siç nuk do të jetë e lehtë që Fellaini të firmosë me lapsin kuqezi, por tratativat në këto momente të vështira vijojnë që të mbeten të hapura. Dhe, mbi të gjitha për Fellaini, ditët e para të javës janë të rëndësishme. /EDS/

**********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.