Milan, Thiago Silva sqaron përfundimisht të ardhmen e tij

Në mesin kthimeve të shumta gjatë muajve të fundit te Milan, nga  Gattuso te Leonardo duke përfunduar te Maldini dhe ndoshta në të ardhmen edhe Kaka, nuk do të jetë ai i Thiago Silva-s. Mbrojtësi brazilian, 34 vjeç në shtator, kapiteni i Paris Saint-Germain, ka dhënë një intervistë për Canal Plus, në të cilën ai deklaron se nuk ka pasur kontakte kohët e fundit me drejtuesit kuqezinj dhe që është i gatshëm të përfundojë karrierën te klubi parisien, ku luan që prej vitit 2013: “Leonardo nuk më ka thirrur, jam te Paris Saint Germain, unë kam një kontratë dhe jam i lumtur këtu. Shpresoj ta përfundoj këtu karrierën time”.

Qëllimi është që të ngrenë kupën e lakmuar të Champions League, trofe që nuk është fituar kurrë nga Thiago Silva dhe Gigi Buffon, përforcimi i fundit i PSG, i cili tashmë është përshtatur me ekipin dhe shokët: “Gigi është tashmë një lider, dëshiron të fitojë trofe dhe të bëjë shumë gjëra pozitive për PSG, unë jam i lumtur të luaj me një yll të futbollit si ai”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.