Milan transferon mbrojtësin e Atleticos me parametra zero?

Milani po mendon që ta transferojë qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin gjatë sesionit të ardhshëm të merkatos. Uruguaiani do të jetë një lojtar pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk e ka vendosur nëse do të rinovojë me klubin spanjoll.

Kujtojmë se më përpara Godin ka refuzuar një ofertë nga Manchester United, mirëpo drejtori teknik i Milanit, Leonardo është duke punuar intensivisht që ta transferojë atë në “San Siro” verën që vjen.

32-vjeçari është profili i qendërmbrojtësit që i nevojitet Milanit, po ashtu pritet të vijë si transferim i lirë, duke parë se Milani nuk mundet të shpenzojë për shkak të rregullave të Fair Play Financiar. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan