Milani afër një tjetër përforcimi, heq dorë nga Bacca

Vazhdon pa pushim puna e dyshes Maldini – Leonardo për përforcimet e fundit përpara se merkatoja e verës të mbyllet. Edhe ditën e djeshme pati një mbledhje në selinë e kuqezinjve, ku mori pjesë edhe trajneri Genaro Gattuso dhe aty u fol për një tjetër afrim, por edhe për ndonjë largim.

Pasi kuqezi u veshën Tiémoué Bakayoko e Gonzalo Higuain, kërkesa e fundit e teknikut është një sulmues krahu, të cilin kalabrezi e shikon si një përforcim me mjaft rëndësi për skemat e tij. Suso dhe Çalhanoglu janë titullarët hë për hë në këto pozicione por nuk mjaftojnë. Një nga objektivat e “Djallit” në këto orë të fundit të merkatos është Samu Castillejo, i cili ishte afër klubit italian që në qershor kur drejtor sportiv ishte Mirabelli.

Akordi u gjet me Villareal-in që ka në pronësi kartonin, dhe në operacion u fut edhe Carlos Bacca, i cili ndihet mirë te kubi spanjoll e ka dëshirë të qëndrojë gjatë. Castillejo i pëlqen Gattuso-s, sepse do t’i japë mundësinë Suso-s që të shplodhet. Sipas “CorrieredelloSport”, Milani do të marrë Castillejo-n të huazuar dhe më pas do të paguajë 18 milionë euro, shto këtu edhe kartonin e Bacca-s./EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan