Milani ‘bie’ në fund, Juventusi barazon në minutat shtesë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

13 Shkurt 2020

Milani nuk ka arritur të mbahet deri në fund dhe ka barazuar 1-1 me Juventusin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Rossonerët kanë lëshuar terren në fund duke barazuar me Juventusin dhe duke dështuar të bëjnë një hap para drejt arritjes në finale.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa arritur të krijojnë raste të pastra për gol dhe pas 45 minutave rezultati shënonte 0-0.

Pjesa e parë ishte agresive (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, skuadrat hyn më kërkuese dhe krijuan më shumë raste në tentim të golit.

Vendasit ishin më kërkues duke rrezikuar me anë të Ante Rebic (47’) dhe Zlatan Ibrahimovic (60’), por pa pasur sukses të tundin rrjetën.

Në minutën e 61-të të ndeshjes në skenë doli përsëri kroati Rebic, i cili u gjend mirë në zonë duke shënuar për 1-0 pas asistimit të Samu Castillejos.

⏱ 62'
REBIĆ BREAKS THE DEADLOCK#MilanJuve 1-0 #SempreMilan#CoppaItalia@officialpes pic.twitter.com/0o8N6RhjPF

— AC Milan (@acmilan) February 13, 2020

Pas këtij goli, Juventusi pati diçka më shumë duke tentuar barazimit, ndërsa në anën e tyre ishte edhe përparësia që Milani mbeti me një futbollistë më pak, pasi Theo Hernandez (72’) u largua nga loja pas dy të verdhve.

Zonja e Vjetër pati rast të mirë me Paolo Dybalan (84’), por goditja e tij shkoi pranë pingules, ndërsa goli i barazimit 1-1 erdhi në minutat shtesë.

89' | ⚽️| RONALDOOOOOOOOOOOOOO! Esecuzione perfetta di @Cristiano ed è uno a unooooo!#MilanJuve [1-1] #CoppaItalia pic.twitter.com/K3CT6Ba0XJ

— JuventusFC (@juventusfc) February 13, 2020

Ishte Cristiano Ronaldos, i cili shënoi nga pika e bardhë dhe vulosi barazimit 1-1 në këtë ndeshje.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 4 mars në Allianz Stadium të Juventusit. /Telegrafi/

Ante The Unstoppable Rebic! 1-0! pic.twitter.com/MSR85oNFzP

— Milan Fans Macedonia (@MilanFansMK) February 13, 2020

¿Quién más? ⚪️⚫️
Cristiano Ronaldo desde los once pasos empató al Milan 1-1, confirma el gran momento que vive en el 2020⚽️
Justo en el 90’ llega el gol de la Juventus que pone todo servido para la vuelta de las semifinales de la #CoppaItalia en Turín 🇮🇹pic.twitter.com/IvX4W0XjVl

— Carlos Ayala (@ayalacarlosmx) February 13, 2020

www.telegrafi.com