Milani dënohet me 12 milionë euro nga FFP dhe rrezikon përjashtim nga garat evropiane

14 Dhjetor 2018

Milani është dënuar nga UEFA me 12 milionë euro dhe rrezikon përjashtim nga garat evropiane për klube për shkak të thyerjes së rregullave të Fair Playt Financiar (FFP).

Një panel i UEFA-s ka thënë se dënimi për Milanin do të jetë aktiv nëse nuk arrin që të barazojë të ardhurat e klubit me shpenzimet deri në qershor të vitit 2021.

Lajmi është bërë i ditur sot, një ditë pasi Milani u eliminua nga Europa league. Shuma prej 12 milionë eurove do të kompensohet nga përfitimet e klubit në këtë garë.

UEFA më parë e përjashtoi Milanin nga garat evropiane në qershor të këtij viti për thyerje të rregullave të monitorimit të shpenzimeve dhe transferimit të lojatrëve e pagave deri në vitin 2017.

San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Klubi po ashtu ka bërë shpenzime të mëdha në verën e atij viti në transferimet e lojtarëve.

Milani u rikthye në garat evropiane brenda pak javësh falë Gjykatës për Arbitrim Sportiv (CAS) e cila e ka kthyer lëndën te UEFA për një dënim më të drejtë.

Rossonerët së fundmi kanë ndërruar pronësi, ku tash pronar është Elliot Management me bazë në SHBA, por që ka pronësi italiane.

Milani po ashtu ka bërë ndryshime në udhëheqësi, por në rast se nuk arrin që të bëjë ndryshime rrënjësore për të rritur fitimet e klubit si dhe të menaxhojë më mençur politikat e transferimeve dhe pagave, atëherë klubi rrezikon dënime të rënda të parapara si më lart nga UEFA. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan