Milani dënon me nga 100 mijë euro Kessien e Biglian pas zënkës mes tyre

21 Mars 2019

Gjatë ndeshjes derbi mes Interit dhe Milanit (3-2) e humbur nga kuqezinjtë, pati një moment interesant gjatë ndeshjes.   

Lucas Biglias dhe Frank Kessie ishin ata që u zunë mes vete, pas zëvendësimit të këtij të fundit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, gjatë zëvendësimit, ku në lojë po futej Andrea Conti, nuk ia dha dorën mbrojtësit.

Frank Kessie (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ai doli i nervozuar nga loja.

Ishte argjentinasi Lucas Biglia që ndërhyri dhe i tha dy fjalë.

Kjo bëri që shpërthente një zënkë me fjalë për pothuajse 60 sekonda, ku ndërhynë shokët e skuadrës për të ndarë palët.

What's going on with Kessie & Biglia ??? pic.twitter.com/cYU0BQIQvt

— Football Fans Stuff (@FFS_Transfer) March 17, 2019

Sot, drejtuesit e klubit kuqezi, kanë lëvizur zyrtarisht: në seli kanë thërritur agjentët e dy futbollistëve, duke i paraqitur edhe gjobën.

Ende asnjë shifër zyrtare, por flitet për rreth 100 mijë euro për kokë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com