Milani dhe Interi në garë për Filipe Luis

16 Dhjetor 2018

Mbrojtësi i Atletico Madridi, Filipe Luis ka përfunduar në radarin e dy skuadrave të mëdha italiane, Milanit dhe Interit.

Braziliani 33-vjeçar ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2019 dhe ajo kontratë përfundon në fund të sezonit.

Megjithatë, politika e Atleticos për lojtarët e moshës mbi 30-vjeçare është t’ju ofrojë marrëveshje një-vjeçare.

Lexo po ashtu: Filipe Luis kërkon largimin nga Atletico Madridi, shpreh dëshirë për tu bashkuar me PSG-në

Kjo situatë mund të shtyjë mbrojtësin brazilian të largohet nga Wanda Metropolitano dhe të tentoj të gjej një ekip të ri.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Filipe Luis pëlqehet shumë nga dy skuadrat italiane, Milani dhe Interi.

Luis gjatë një ndeshje ndaj Real Madridit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Klubet nga qyteti i modës janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të majtë dhe pritet të tentojnë transferimin e tij.

Të dy skuadrat po kanë probleme me krahët e mbrojtjes dhe Luis do të shtone cilësinë dhe përvojën në atë krahë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan