Milani do të shpenzojë shtatë milionë euro për dy lojtarë

30 Qershor 2020

Milani do të shpenzojë shtatë milionë euro për të nënshkruar më futbollistët e huazuar, Alexis Saelemaekers dhe Simon Kjaer, në baza të përhershme.

Rossonerët e kanë opsionin e blerjes së dy lojtarëve me nga 3.5 milionë euro për secilin, ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se kjo pritet të zbatohet.

Saelemakers iu bashkua klubit italian në janar nga Anderlechti, ndërsa pas pandemisë ka filluar të përshtatet në lojën e skuadrës së re.

Alexis Saelemaekers (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

21-vjeçari dallohet edhe për shkak të moshës dhe fleksibilitetit për të luajtur në pozita të ndryshme, si mbrojtës krahu apo mesfushor.

Edhe Kjaer u huazua në San Siro në janar nga Sevilla dhe ai tashmë është bërë zgjedhja e parë në mbrojtjen e Alessio Romagnolit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com