Milani fillon bisedimet me PSG-në për Leandro Paredesin

31 Tetor 2019

Leandro Parades mund të jetë transferimi i madh i Milanit për repartin e mesfushës.

Gjiganti italian ka filluar bisedimet me kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint Germain për argjentinasin.

Paredes nuk është duke pasur shumë hapësira te PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi në janar.

25-vjeçari dëshiron rikthimin në Serie A dhe Milan është skuadra më e interesuar për të.

Sport Mediaset ka raportuar se Rossonerët janë gati ta marrin si huazim gjashtë mujor lojtarin me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Paredes po kërkohet edhe në Angli, ku Newcastle United dhe West Ham kanë shfaqur interesim.

Gjithsesi në garë për lojtarin mund të futet edhe Roma që ka probleme të mëdha në mesfushë për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com