Milani fiton në udhëtim te Cheivo dhe ruan diferencën me Interin para derbit

09 Mars 2019
Milani fiton në udhëtim te Cheivo dhe ruan diferencën me Interin para derbit

Milani arriti fitore ndaj Chievos me rezultat 1-2 në Serie A dhe kjo ishte fitorja e pestë radhazi.

Kuqezinjtë ishin më të mirë, por nuk ishte një ndeshje e lehtë për skuadrën e Gennaro Gattusos.

Në minutat e parë ishte një ndeshje e heshtur, ndërsa goli i parë erdhi nga mysafirët të cilën shënuan me anë të Lucas Biglias (31′) nga gjuajta e lirë.

Momenti kur Lucas Biglia shënoi nga gjuajta e lirë (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas dhjetë minutash vendasit barazuan rezultatin me anë të Përparim Hetemajt, ky ishte goli i parë sezonal për shqiptarin.

Fitorja e Milanit erdhi nga Krzysztof Piatek, i cili shënoi në minutën e 57-të pas një tollovie në zonë.

Festa te goli i Përparim Hetemajt, Piatek i dëshpëruar në ato momente (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e tretë me 51 pikë, katër më shumë se Interi që kanë një ndeshje më pak (atë ndaj Spalit), kurse Chievo vazhdon e fundit në Serie A me 10 pikë.

Në xhiron e radhës Milani luan ndaj zikaltërve për Derby della Madonnina, kurse Chievo udhëton te Atalnata. /Telegrafi/

www.telegrafi.com