Milani – Juventus, shitje rekord e biletave për ndeshjet e Kupës së Italisë

13 Shkurt 2020

Tashmë janë shitur rreth 70 mijë bileta për ndeshjen Milan-Juventus, duke thyer rekord sa i përket numrit të tifozëve për një ndeshje Kupë në histori. 

Ndeshja e parë gjysmëfinales mes dy gjigantëve italian zhvillohet sonte në San Siro nga ora 20:45.

Sipas mediave italiane, biletat për këtë ndeshje janë shitur, ndërsa ka mbetur edhe një numër i vogël i ndarë për tifozët e Juventusit.

Hernandez Theo e Paulo Dybala në duel . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

Numri prej 70,000 tifozë do të jetë një rekord sa i përket Kupës së Italisë.

Të mërkurën në mbrëmje, Interi luajti ndaj Napolit  në Giuseppe Meazza, ku ishin të pranishëm 59,601 shikues.

Gonzalo Higuain e Alessio Romagnoli. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ndeshjet e Kupës së Italisë këtë vit po dalin me interes të madh për tifozët italianë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com