Milani konkurron me West Hamin për nënshkrimin e Maripan

18 Qershor 2019

Milani është përfshirë në garë për transferimin e mbrojtësit të Deportivo Alavesit, Guillermo Maripan – raporton Marca.

Futbollisti kilian pritet të largohet nga klubi spanjoll këtë verë, ndërsa disa klube janë vënë pas nënshkrimit të tij.

Është raportuar se West Ham United tashmë ka bërë ofertë në vlerë prej 11.6 milionë euro për 25-vjeçarin.

Megjithatë, Alavesi nuk është i interesuar që ta lëshojë futbollistin e vet për atë shumë. Drejtori sportiv, Sergio Fernandez, ka thënë më herët se klubet që duan ta blejnë Maripanin duhet të paguajnë 25 milionë euro.

Në ndërkohë, në garë është përfshirë edhe Milani që planifikon të bëjë ndryshime para fillimit të sezonit të ri në Serie A. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan