Milani mendon për një mesfushor, Renato Sanches në krye të listës

19 Prill 2019

Renato Sanches pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni.

Mesfushori portugez u rikthye pas huazimit te Swansea vitin e kaluar dhe trajneri Kovac kishte llogaritur në shërbimet e tij.

Por edhe pas rikthimit në Allianz Arena, Sanches nuk ka luajtur këtë edicion më shumë se 22 ndeshje në të gjitha garat.

Renato Sanches. (Foto: Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

Milani është skuadra që po interesohet për ta transferuar portugezin në San Siro.

Sipas medieve italiane, Rossonerët e kanë kërkuar si huazim Sanchesin nga Bayerni në fund të edicionit.

Milani e dëshiron për një vit huazimin e tij me të drejtë blerje për 25 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan