Milani mendon për Rodrigo Caion-n për mbrojtjen

31 Tetor 2018

Pas një jete të kaluar te skuadra e San Paolo-s, Rodrigo Caio ka përpara një zgjedhje mjaft të vështirë sa i përket të ardhmes së tij. Ai do të duhet të vendosë që të vazhdojë karrierën në klubin e vendlindjes, apo t’i hipë avionit dhe të fillojë një sfidë të re me skuadrën e Milanit.

Drejtuesit e “Djallit” kanë nisur kontaktet me të, pasi janë informuar se Caldara do të duhet që të qëndrojë gjatë jashtë fushe. Kostoja e tij shkon në 15 milionë euro dhe Leonardo po përdor që të gjitha njohjet e tij që të mund të realizojë transferimin.

Nga këndvështrimi burokratik, nuk ka pengesa të mëdha, sepse Rodrigo Caio Coquette Russo ka një pasaportë italiane, që iu dorëzua më 25 gushtin e vitit 2015 në konsullatën italiane të San Paolo-s. Që 12 vjeç ai është pjesë e San Paolo-s. Ky lojtar nuk luan vetëm në qendër të mbrojtjes, sepse falë teknikës së mirë që zotëron, mund të luajë edhe në mesfushë.

Kjo nuk është hera e parë që braziliani vendoset në një pozicion ku duhet që të zgjedhë mes vendlindjes së tij dhe Evropës. Në vitin 2015, ai u shit te Valencia për shumën e 12.5 milionë eurove, por marrëveshja u prish sepse gjatë vizitave mjekësore rezultoi se kishte një problem në gju.

Në janar të 2018, nuk u konkretizua një akord me rusët e Zenitit, ndërsa verën e shkuar ishte vetëm një hap larg Lazio-s, që tek ai shikonte zëvendësuesin ideal te De Vrij. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.