Milani mesazh UEFA-s: Të trajtohen njësoj të gjithë

Në pritje të vendimit të UEFA-s, Milani i ka dërguar një mesazh UEFA-s. Te “Djalli” ekziston frika se dënimi i institucionit numër 1 të futbollit evropian do t’i shkatërrojë klubit punën e madhe të një sezoni duke i përjashtuar ata nga Liga e Evropës. Sigurisht që kjo do të reflektojë në dëme financiare dhe në dëmtimin e ekipit, pasi shumë objektiva nuk do të pranojnë që të luajnë në një skuadër që nuk merr pjesë në një kompeticion evropian.

“Në pritje të vendimit të UEFA-s, duam që të ndajmë me ju disa fakte thelbësore. Ne presim barazimi, gjykime të bazuara në fakte dhe rregulla të barabarta për të gjithë”. Mesazhi u Milanit u publikua në llogaritë e veta në rrjetet sociale, shoqëruar edhe më një video.

Sot pritet që të shpallet vendimi nga Dhoma e gjykimit të UEFA-s në lidhje me shkeljet e regjistruara nga 2014 deri në 2017 për Fair Play-n financiar. Sipas medieve italiane, UEFA mund të vendosë që për shkak të këtyre dy shkeljeve ta përjashtojë “Djallin” për dy vite nga kompeticionet evropiane. /EDS/

In attesa della sentenza UEFA, vogliamo condividere con tutti voi alcuni fatti sostanziali.
Ci aspettiamo equità, giudizi basati sui fatti, regole uguali per tutti.#weareacmilan pic.twitter.com/TwEHlrPnHq

— AC Milan (@acmilan) June 24, 2018

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan